20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Gjurmët e luftës

Nga fundi i vitete 1990 konflikti mes forcave serbe dhe popullatës shqiptare ashpërsohet rëndë. Dhjetra mijëra njerëz detyrohen të marrin arratinë. Bashkësia ndërkombëtare i deklaron të dështuara përpjeket për zgjidhjen diplomatike të konfliktit. NATO fillon më 24 mars 1999 sulme ajrore kundër bazave ushtarake dhe objekteve të rëndësishme strategjike të Serbisë.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Dështimi i rezistencës paqësore

Protestat kundër kufizimit të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë filluan qysh në mes të viteve 80-të. Ndonëse trupat serbe ushtronin sistematikisht dhunë, demokrati Ibrahim Rugova, i cili në vitin 1989 udhëhiqte lëvizjen politike kosovare, ndiqte politikën e rezistencës paqësore. Por të gjitha përpjekjet për ta bindur Milosheviç-in që të hiqte dorë nga kursi i tij agresiv dështuan.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Lufta guerilase

Në Kosovë fillon formimi i rezistencës së armatosur. Grupi i vetëquajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës fillon një luftë të dhunshme guerilase. UÇK-ja sulmon jo vetëm serbët, por edhe shqiptarë, që dyshohen si kolaboratorë. Serbia reagon me sulme hakmarrëse: Dhjetëra shtëpi dhe dyqane digjen e bastisen. Qindra mijëra vetë marrin arratinë.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Dëbimi sistematik

Lufta bëhet gjithnjë e më brutale. Për të thyer rezistencën e UÇK-së dhe mbështetjen që gëzon ajo tek popullata, forcat serbe fillojnë një taktikë dëbimi ndaj civilëve: Mijëra kosovarë transportohen me trena dhe kamionë drejt kufirit, pa dokumenta dhe letërnjoftime, në mënyrë që më vonë, të mos jenë në gjendje të vërtetojnë se janë nga Kosova. Qindra njerëz të tjerë fshihen nëpër pyje.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Përpjekja e fundit për ndërmjetësim

SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania organizojnë në shkurt 1999 një konferencë në Rambouillet, ku u bëjnë thirrje kosovarëve dhe serbëve, që të nënshkruajnë një marrëveshje të përkohshme mbi autonominë e Kosovës. Pala e delegacionit kosovar e pranon marrëveshjen, ndërsa përfaqësuesit serbë e injorojnë atë. Negociatat dështojnë plotësisht.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

"Ndërhyrje humanitare"

Për t'i dhënë fund dhunës së serbëve ndaj shqiptarëve, NATO fillon më 24 mars 1999 sulme ajrore kundër bazave ushtarake në Serbi dhe Kosovë. Edhe Gjermania merr pjesë në këto sulme. Operacioni "Allied Force" është lufta e parë e NATO-s në historinë e saj 50 vjeçare - dhe pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rusia i kritikon ashpër sulmet e NATO-s dhe kërcënon me goditje hakmarrjeje.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Paralizimi i infrastrukturës

Përveç objekteve ushtarake apo strategjike, NATO sulmon edhe rrugët e furnizimit - linja hekurudhore dhe shumë ura. Gjatë 79 ditëve dhe netëve të goditjeve nga ajri, NATO kryen mbi 37.000 sulme. 20.000 bomba dhe raketa hidhen në territorert serbe. Qindra civilë humbasin jetën - "Dëm kolateral" i quan NATO humbjet.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Retë e helmit mbi Pançevë

NATO bombardon edhe fabrika industriale. Në Pançevë pranë Beogradit, hidhet një predhë mbi një fabrikë kimike dhe një fabrikë të prodhimit të plehërave kimike. Sasi të mëdha me substanca helmuese përhapen nëpër lumenj dhe në tokë - me pasoja fatale për banorët përreth. Serbia akuzon NATO-n, se përdor municion me uranium dhe bomba fraksione.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Luftë kundër propagandës së luftës

NATO sulmon edhe televizionin shtetëror në Beograd - me qëllim që t'i heqë Millsheviçit instrumentin e tij më të fuqishëm të propagandës. Ndonëse qeveria jugosllave u informua disa ditë më parë mbi sulmet që do të ushtroheshin ndaj ndërtesës së televizionit, ajo nuk paralajmëroi asnjeri. 16 vetë humbën jetën si pasojë e sulmit.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Bombat e hedhura padashje

NATO hedh padashje në Kosovë bomba ndaj një karvani refugjatësh. Rreth 80 vetë humbin jetën. Padashje bombat bien edhe ndaj ambasadës kineze në Beograd, ku si pasojë humbin jetën katër vetë, NATO e quan këtë si "dëm kolateral". Sulmi shkakton një krizë të rëndë politike mes Pekinit dhe Uashingtonit.

20 vjet pas sulmeve ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në luftën e Kosovës

Bilanci i tmerrit të luftës

Në fillim të qershorit vijnë sinjalet e para nga Beogradi, që Slobodan Millosheviçi është i gatshëm për bashkëpunim. Më 9 qershor NATO e përfundon bombardimin. Bilanci i luftës: Mijëra të vdekur dhe rreth 860.000 refugjatë. Ekonomia në Serbi ka marrë fund, pjesë të mëdha të infrastrukturës janë të shkatërruara. Kosova bëhet pjesë e protektoratit të OKB-së.

Social Media - Facebook (picture-alliance/NurPhoto/J. Arriens)
Komunikoni me DW në shqip
Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Kalaja e Vushtrrisë

Një ndër monumentet më të vjetra të Vushtrrisë, e cila ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë

Kalaja në burimet historike përmendet si Kala e vjetër, sipas disa historianëve kalaja është ndërtuar në kohën antike, në shekullin e VII-të. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Legjendat mbi qytetin e Vushtrrisë

Në pikturimet brenda mureve të Kalasë së vjetër të qytetit rrëfehet  për simbolikën e tregimeve dhe legjendave të Vushtrrisë.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Piktura nga artistët e qytetit

Piktura të pikturuara nga artistët vushtrrias, të ekspozuara brenda kullës të Kalasë së Vjetër të Vushtrrisë.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Veshje tradicionale të rrethit të Vushtrrisë

Veshje popullore tradicionale, karakteristikë e veshjes së krahinës së Artakollit, ku përfshihen fshatrat e komunave të Vushtrrisë, Skënderajt dhe Obiliqit (Kastriotit).

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Shami koke

Mbulesa është e zbukuruara me motive florale me fije ari, karakteristikë e veshjes qytetare në Vushtrri.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Plisi

Plisi, shoka dhe jeleku nga shajaku i galëm (i zi), karakteristikë e veshjes së Krahinës Etnografike të Rrafshit të Kosovës.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Tirqet e bardha

Veshja me tirqe. Elementi më tipik i kësaj veshjeje janë tirqet, që kanë formën e pantallonave të ngushta dhe xhamadani me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Tirqet e bardha janë karakteristikë e veshjes në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Çekërku

Këndi i punëdoreve të grave shqiptare, çekërku (vegël apo mjet pune për përpunimin - tjerrjen e leshit) dhe petka të ndryshme të punuara në vegj dhe të zbukuruara me dorë.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Enët e oxhakut

Enë dhe orendi të vjetra, të cilat ishin pjesë përbërëse të dhomës së oxhakut (kuzhina shqiptare), objekte këto, të cilat u punuan në gur, metal, dru nga mjeshtrit artizanal.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Ibrik

Enë bakri të punuara dhe të zbukuruara me dorë.

Ekspozita në Kalanë e Vjetër të Vushtrrisë

Semovar çaji

Enë bakri të punuara dhe të zbukuruara me dorë.

Na ndiqni!

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو